Vushtrria voton nesër, në garë janë Idrizi dhe Meholli (VIDEO) NULL NULL 08.11.2025 19:14 08.11.2025 19:14 Si në të gjitha qytetet e tjera, Klan Kosova ka një ekip edhe në qytetin e Vushtrrisë për të përcjellë nga afër raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Gara atje më 9 nëntor do të zhvillohet mes Ferit Idrizit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Sylejman Mehollit të Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton Klankosova.tv. Të dy kundërkandidatët janë shprehur se do të shpallen fitues nga vushtrriasit. Idrizi dhe Meholli, përkundër se e kanë mbyllur dje fushatën, edhe sot i kanë vazhduar takimet me qytetarët për të kërkuar sa më shumë vota. Në Vushtrri të drejtë vote kanë mbi 77 mijë qytetarë, 32 qendra të votimit dhe një qendër me kusht. /Klankosova.tv