Pejë, burri raporton kunatën për dhunë të vazhdueshme psikike NULL NULL 11.07.2026 10:00 11.07.2026 10:00 FOTO ILUSTRUESE Të premten në Pejë, një burrë ka raportuar në polici se kunata është duke i shkaktuar dhunë psikike. Ai ka thënë se një gjë e tillë është duke i ndodhur në mënyrë sistematike. “Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se e dyshuara (kunata) në vazhdimësi është duke i shkaktuar dhunë psikike”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës. “Palët pas intervistimit dhe janë liruar në procedurë të rregullt”.