Vdes një pacient në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan NULL NULL 11.07.2026 09:56 11.07.2026 09:56 Qendra e Shendetit Mendor ne Gjilan Një person ka vdekur në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 10 korrik 2026, rreth orës 22:00, ndërsa viktima, mashkull kosovar, ka ndërruar jetë brenda kësaj qendre, ndërsa vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar, transmeton Klankosova.tv. Pas raportimit të rastit, në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore, të cilat kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar. 10.07.2026-22:00. Është raportuar se në Qendrën e Shëndetit Mendor, viktimës mashkull kosovar i ishte keqësuar gjendja shëndetësore dhe kishte vdekur. Vdekjen e kishte konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.