Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vushtrria në barazh për Superligë, Liria mbetet në Ligën e Parë

NULL NULL
24.05.2025 18:02

Vushtrria ka siguruar barazhin për ngjitje Superligë pas fitores në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë ndaj Lirisë me rezultat 3:1.

Fillimisht ishte Liria ajo që kaloi në epërsi qysh në minutën e 10-të të takimit, ku Diar Nikqi ia dha epërsinë prizrenasve.

Por, Vushtrria nuk u dorëzua në pjesën e parë dhe golin e barazimit e arriti në minutën e 37-të, me anë të Daut Maxhunit, njofton Klankosova.tv.

Pjesa e parë u mbyll baras, ndërsa 10 minuta pasi startoi pjesa e dytë, me ndihmën e VAR-it, gjyqtari akordoi penallti për Vushtrrinë.

I saktë nga pika e bardhë u tregua Solomon, i cili ia dha epërsinë për herë të parë Vushtrrisë në ndeshje, ndërsa barazhin e vulosi goli i Urim Statovcit i cili realizoi në minutën e 96-të.

Herën e fundit që Vushtrria garoi në Superligë ishte në sezonin 2019–2020, kur u rikthye pas një periudhe në Ligën e Parë. Në vitin 2013–2014, Vushtrria arriti kulmin e saj duke fituar titullin kampion të Kosovës për herë të parë në histori.

lajme të ngjashme