Vushtrri: Në Ditën Botërore të Zemrës, nxënësit ofruan shërbime mjekësore në shesh (FOTO) NULL NULL 30.09.2022 10:40 30.09.2022 10:40 “Ditën botërore të zemrës” me një aktivitet e kanë shënuar nxënësit e shkollës së mesme të lartë “Viciana med” në Vushtrri në sheshin Hasan Prishtina, ku kanë vendosur tendat dhe pajisjet tjera mjekësore dhe u kanë ofruar shërbime mjekësore qytetarëve duke ua matur tensionin dhe të rrahurat e zemrës. Me këtë rast, dhjetëra qytetarë kanë bërë matjen e presionit të gjakut dhe sheqerin në gjak.