Vullnetarët izraelitë punojnë për lirimin e rreth 200 pengjeve NULL NULL 20.10.2023 21:23 20.10.2023 21:23 Euronews vizitoi forumin izraelit për pengjet dhe familjet e zhdukura ku të afërmit dhe vullnetarët po punojnë pa u lodhur për t’i sjellë ata në shtëpi. Në selinë e forumit në Tel Aviv, avokatët, mjekët, psikologët dhe ekspertët e medias po punojnë gjatë gjithë kohës në përpjekje për të kthyer rreth 200 izraelitët e rrëmbyer, transmeton Klan Kosova. Forumi izraelit për pengjet dhe familjet e zhdukura u krijua nga civilët një ditë pasi persona të armatosur nga grupi militant palestinez Hamas kryen sulmin e tyre në Izraelin jugor më 7 tetor. Të premten, mediet izraelite raportuan se Hamasi kishte liruar dy pengje amerikano-izraelite, Judith dhe Natalie Raanan, të cilët ishin mbajtur që nga 7 tetori.