Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vullkani i Islandës shpërthen për të dhjetën herë në tre vjet

NULL NULL
21.11.2024 12:37
Vullkani
Lava dhe tymi që shpërthejnë nga një vullkan afër Grindavik në gadishullin islandez të Reykjanes. - AFP

Një vullkan pranë kryeqytetit të Islandës shpërtheu vonë të mërkurën për herë të dhjetë në tre vjet, duke nxjerrë burime llave dhe tymi, tha zyra meteorologjike e vendit, por nuk pati ndërprerje në trafikun ajror apo infrastrukturën.

Islanda, me afro 400 mijë banorë, ndodhet në vijën e çarjes midis pllakave tektonike Euroaziatike dhe Amerikës së Veriut, duke e bërë atë një pikë të nxehtë sizmike me burime me ujë të ngrohtë dhe dhjetëra vullkane.

Autoritetet kishin paralajmëruar më parë për aktivitet vullkanik pasi magma u grumbullua nën gadishullin Reykjanes, rreth 30 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Reykjavik, ku shpërthimi më i fundit përfundoi mw 6 shtator. Megjithatë, nuk kishte pasur rritje të dukshme të aktivitetit sizmik në javët e fundit, tha zyra meteorologjike, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Shpërthimi i së mërkurës u vlerësua të ishte dukshëm më i vogël se ai i mëparshmi, u theksua mw tej

Shpërthimet në gadishullin Reykjanes, të njohura si shpërthime të çarjeve, nuk kanë prekur drejtpërdrejt kryeqytetin dhe nuk shkaktojnë shpërndarje të konsiderueshme të hirit në stratosferë, duke shmangur ndërprerjen e trafikut ajror.

lajme të ngjashme