Vuçiqi pritet të arrestohet njëjtë si Maduro? Gazetari Abdyli tregon se si po trajtohet kjo çështje në Serbi (VIDEO) NULL NULL 08.01.2026 14:54 08.01.2026 14:54 Gazetari i Klan Kosovës, Arientin Abdyli ka folur rreth deklaratave të ministrave serbë, lidhur me një arrestim të mundshëm të presidentit të Serbisë, Alleksandar Vuçiqit. Në emisionin “Kosova Today”, Abdyli tha se ish-kryeministrja serbe ka deklaruar se nuk takohet me liderët e opozitës në Serbi, pasi kanë shprehur dëshirën që Vuçiqi të arrestohet njëjtë sikur presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, transmeton Klankosova.tv. “Mediat në Serbi janë duke u marrë shumë me këtë çështjen e Maduros. (Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana) Bërnabiq deklaroi se nuk takohet me opozitën sepse sipas saj, ata po kanë qejf Vuçiqi me u arrestu si Maduro. Çka nëse ndodh? Ndodh! Krahasimi është si i njëjtë”, u shpreh Abdyli. Ndiqeni diskutimin për këtë çështje më poshtë: