Vuçiq tregon se çka bisedoi me ministrin e Jashtëm të Italisë NULL NULL 06.11.2022 12:20 06.11.2022 12:20 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar në telefon me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, për zhvillimet e fundit në Kosovë. “Antonio Tajanit ia shpjegova qëndrimet e Serbisë për zhvillimet e fundit të situatës në Kosovë. Serbia, si deri më tani, do të veprojë seriozisht dhe me përgjegjësi, duke respektuar detyrimet dhe vendosmërinë e saj për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, të cilin Prishtina e kërcënon me aktet dhe veprimet e saj të njëanshme”, ka shkruar Vuçiq në Facebook, transmeton Klankosova.tv. Tajani po ashtu ka biseduar në telefon me kryeministrin Albin Kurti. Ministri i Jashtëm italian flet me Kurtin dhe Vuçiqin, iu bën thirrje për përmbajtje