Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq takohet me ambasadorin rus, i flet për Kosovën dhe rezolutën e Srebrenicës

NULL NULL
14.05.2024 12:21
Aleksandar Vuçiq dhe Alexander Kharchenko
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe ambasadori rus, Alexander Botsan-Kharchenko. Foto: Arkiv

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është takuar me ambasadorin rus në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko.

Vuçiq tha “se ruajtja e stabilitetit në rajon është me interes jetik për Serbinë”.

Sipas tij, lëvizjet siç i quajti “arbitrare” të Kosovës dhe rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Srebrenicën “në asnjë mënyrë nuk kontribuojnë në procesin e pajtimit, ndërtimit të besimit dhe bashkëpunimit në rajon”, transmeton Klankosova.tv.

Siç shkruan ai në një postim në llogarinë e tij në Instagram, në bisedë ka përsëritur mirënjohjen e tij për Rusinë, transmeton Klankosova.tv.

 

 

lajme të ngjashme