Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq i zhgënjyer me deklaratën e Cameronit se Serbia po shërben si vegël e Rusisë për destabilizim

NULL NULL
10.01.2024 13:54
Aleksandër Vuçiq
Aleksandër Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas deklaratave të kryediplomatit britanik, David Cameron, rreth Banjskës dhe asaj se Serbia po shërben si vegël e Rusisë për destabilizim në Ballkan.

“Më duket se të tjerët po e bëjnë këtë”, theksoi Vuçiq për këto deklarata dhe shtoi se ndjehet i zhgënjyer me to.

Për këtë foli edhe ambasadori rus në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko, i cili tha se “Rusia nuk kërkon kurrë që një vend partner si Serbia të kthehet në një vend pro rus”, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Cameron: Rusia, përmes veglës së saj Serbisë, po do ta destabilizojë rajonin

Më tej, ambasadori rus gënjeu duke thënë se “vetëm në Serbi, ndryshe nga pjesa tjetër e Evropës është e mundur që njeriu t’i shikojë të gjitha kanalet dhe të nxjerrë përfundimet e veta”.

Kurse, Vuçiq foli edhe për çështje ushtarake, me ç’rast theksoi se “të gjithë në rajon po armatosen dhe se neve na takon të mos ngecim prapa”.

lajme të ngjashme