Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Vuçiq frikësohet”, Elezi: Mund ta pres një skenar i njëjtë me atë të Maduros (VIDEO)

NULL NULL
05.01.2026 10:55

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mund të përballet me një skenar të ngjashëm me atë të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, i cili u kap nga autoritetet amerikane.

Këto deklarata Elezi i bëri në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ku tha se mbledhja e fundit e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë ka pasur si motiv kryesor shqetësimet personale të presidentit serb.

“Këtu është frika e tij, saktësisht. Arsyeja e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë ka të bëjë me të personalisht, sepse ai e ka parë se njësoj mund të jetë i monitoruar nga agjencitë e inteligjencës amerikane, ashtu siç ka ndodhur me Maduron. Një skenar i tillë mund ta presë, kur ShBA ta konsiderojë të nevojshme, mund të themi, me të gjitha mënyrat sa i përket tentativës për ta shpëtuar popullin serb nga ky regjim dhe nga kjo udhëheqje kriminale. Patjetër, ai ka pasur dhe ka frikë se i njëjti fat mund të përcjell jo vetëm të, por edhe disa presidentë të tjerë shtetesh, siç është paralajmëruar”, tha Elezi. /Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme