Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq: Armiku më i madh i Kurtit është Lista Serbe

NULL NULL
04.01.2025 11:54
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se armiku më i madh i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, është Lista Serbe.

Në një konferencë për media sot, Vuçiq tha se Kurti nuk ka kontroll mbi Listën Serbe dhe për atë e ka armik.

“Albin Kurti nuk dëshiron pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje, deri në përjashtimin fizik, është një faktor përçarës për të, armiku më i madh i tij është Lista Serbe. Ai mundohet të kontrollojë gjithçka tjetër apo shumë parti të tjera serbe”.

“Por ai nuk ka kontroll këtu dhe për këtë arsye, Lista Serbe është armiku i tyre më i madh”, tha Vuçiq.

lajme të ngjashme