Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jeff Bezos mund të bëhet aksionar te Liverpooli

NULL NULL
22.07.2026 11:23
Foto: Sky News

Sipas gazetarit financiar Mark Kleinman të Sky News, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, është kontaktuar për t’iu bashkuar një konsorciumi që synon të blejë një pjesë të aksioneve të klubit anglez.

Bisedimet janë ende në fazën paraprake, ndërsa konsorciumi udhëhiqet nga biznesmeni Amit Bhatia, i cili po negocion me Fenway Sports Group, pronarin aktual të Liverpoolit, për blerjen e një pakete minoritare të aksioneve, transmeton Klankosova.tv.

Jeff Bezos, i renditur si njeriu i katërt më i pasur në botë, mund të bëhet kështu pjesë e pronësisë së njërit prej klubeve më të mëdha në botë, nëse negociatat përfundojnë me sukses.

Liverpooli vazhdon të jetë në pronësi të Fenway Sports Group, por ardhja e investitorëve të rinj do t’i jepte klubit një fuqi edhe më të madhe financiare për të ardhmen.

lajme të ngjashme