Vuan nga një sëmundje e rrallë, Kaltrina Zhushi ka nevojë për ndihmë (FOTO) NULL NULL 16.04.2019 20:34 16.04.2019 20:34 Kaltrina Zhushi, vuan nga një sëmundje e rrallë e cila njihet si Encephalitis autoimuna anti NMDAR, sëmundje e cila atakon sistemin nervor dhe vështirëson funksionimin e rregullt të trupit. Kjo sëmundje ka kosto të lartë dhe për fat të keq nuk mund të trajtohet në Kosovë. Diagnostifikimi i sëmundjes tek Kaltrina është bërë relativisht vonë dhe çdo vonesë në luftë me këtë sëmundje është një ditë e cila rrezikon seriozisht jetën e saj. Ndaj familja Zhushi bashkë me shoqërinë e saj e kanë nisur një kampanjë përmes së cilës synojnë të mbledhin fonde të cilat do të mundësonin sigurimin e terapisë së nevojshme për Kaltrinën. Të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë, mund të kontribuojnë për ta ndihmuar Kaltrinën për të trajtuar këtë sëmundje me anë të mjeteve financiare. Për transferë brenda Kosovës Numri i xhirollogarisë në të cilin mund të kontribuoni është: TEB 2011000057284166 – Zalbone Zhushi Për transferë jashtë Kosovës Swift Code: TEBKXKPR IBAN:XK05 TEB 2011000057284166.