Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë, pas një konflikti për vendin e parkimit

NULL NULL
21.02.2026 17:56

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Kavajë të Shqipërisë, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me mjet prerës.

Sipas informacioneve paraprake, viktima kishte shkuar te xhaxhai dhe kishte parkuar automjetin para banesës së 47-vjeçarit Landi Puja, i cili ka dalë nga banesa dhe i ka kërkuar viktimës të largojë makinën.

Debati për parkimin ka sjellë nisjen e një konflikti verbal mes tyre. Gjatë debatit, viktima, Skender Vrapi dyshohet se i është përgjigjur në mënyrë të ashpër autorit, raporton TCh, transmeton Klankosova.tv.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar dhe po punojnë për kapjen e tij. Ai rezulton person me precedent të mëparshëm kriminal.

lajme të ngjashme