Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vrasja në Skenderaj, viktima po priste të bëhej baba për herë të gjashtë (VIDEO)

NULL NULL
12.02.2025 17:02
Pamje nga vendi i ngjarjes ku një person mbeti i vrarë, Skënderaj, 12 shkurt, 2025. Foto: Klankosova.tv

Një burrë i moshës 42 vjeçare ka mbetur i vrarë sot në Skenderaj.

Bëhet e ditur se ngjarja kishte ndodhur në një nga lokalet e këtij qyteti, derisa motivet rreth rastit nuk dihen ende.

Ajo se çka dihet deri më tani është se lidhur me rastin janë dy persona të dyshuar, të cilët janë në arrati.

Ngjarja nga prokuroria është cilësuar si “Vrasje e rëndë”, njofton Klankosova.tv.

Klan Kosova mëson se i ndjeri la pas vetes pesë fëmijë, derisa po priste të bëhej baba për herën e gjashtë.

Aktualisht trupi i pajetë i viktimës gjendet në lokalin ku dyshohet se ka ndodhur ngjarja.

Klankosova.tv do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme