Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vrasja e rreshterit Lika, kërkohet paraburgim ndaj të miturit

NULL NULL
21.04.2025 13:28

Shtatë të dyshuar janë arrestuar sot në Kaçanik, si të dyshuar për vrasjen e rreshterit policor Muhamed Lika.

Me këtë rast, Prokuroria Themelore e Ferizajt, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të mitur, për shkak të dyshimit të veprës penale Vrasja e rëndë.

Sipas organit të akuzës,  ekziston dyshimi i bazuar se më 01.04.2025, rreth ores 23:00, në Kaçanik, në rrugën “Idriz Seferi”, përkatësisht në katin e II-të të hyrjes së ndërtesës, i mituri ne bashkëkryerje me madhorët me iniciale: H.B., R.M., V. ç., E.L., Sh.K., dhe D.G., me dashje dhe përgatitje paraprake ka privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin policor, M.L., në atë mënyrë që viktima pas përfundimit të orarit të punës, rrugës për në banesën e tij, ku i njëjti ishte përcjellë në vazhdimësi nga madhorët deri te hyrja e banesës se tij ku,pasi që hynë në objektin e banesës ku ka jetuar duke u ngjitur shkallëve, i mituri i shkon nga mbrapa dhe pasi që viktima hynë në objektin banesor pas tij hyn edhe i mituri, ku me të takuar të ndjerin ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri.

Viktima M.L., dërgohet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik dhe nga ekipet mjekësore është konstatuar vdekja e tij, e cila ka ardhur si pasojë e plagëve të marra nga predhat e armës së zjarrit, andaj, me këto veprime në bashkëkryerje do të kryenin veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.9 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

lajme të ngjashme