Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar në Tiranë, protestohet para Ministrisë së Arsimit

NULL NULL
25.11.2024 17:51
Vrasja e nxënësit 14-vjeçar në Tiranë, protestohet para Ministrisë së Arsimit – kërkohet dorëheqje. 25 nëntor 2024. Pamjet: Top Channel
Vrasja e nxënësit 14-vjeçar në Tiranë, protestohet para Ministrisë së Arsimit – kërkohet dorëheqje. 25 nëntor 2024. Pamjet: Top Channel

Pas vrasjes së nxënësit 14-vjeçar Martin Canit në Tiranë, më herët nisi protesta e paralajmëruar para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri.

Shumë qytetarë ndodhen jashtë objektit të ministrisë, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

“Skandalet vinë e ikin, karrigia mbetet”, “Në këtë vend karrigia ka jetëgjatësi më të madhe se çdo skandal”, “Dorëheqja është për të fortët, të dobëtit mbahen pas karriges”, janë këto disa nga pankartat që qytetarët mbajnë në duar.

14-vjeçari humbi jetën një javë më parë, pasi u godit katër herë më thikë. Javën e kaluar u mbajt një tubim, ku morën pjesë shumë qytetarë.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e hënë gjatë një përleshjeje fizike mes disa adoleshentëve, 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”. Autori dhe viktima ishin konfliktuar të premten dhe e vijuan zënkën edhe ditën e hënë.

Ndaj autorit të dyshuar, Mario Perlleshit është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.