Vrasja e 14-vjeçarit, autori i dyshuar kërkon lirimin në Apel NULL NULL 17.12.2024 13:56 17.12.2024 13:56 Autori i dyshuar i vrasjes së 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli” në Tiranë, kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit me juridiksion të përgjithshëm. Në Apel 14-vjeçari ka kërkuar zëvendësim të masës së sigurimit, duke ngritur edhe pretendimet shëndetësore. 14-vjeçari i cili dyshohet se vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, ndodhet në Burgun e Kavajës, aty ku ndodhen të miturit në konflikt me ligjin. Pak ditë më parë doli edhe aktekspertiza e mjetit prerës me të cilin u krye krimi i rëndë. Në thikë u gjetën gjurmë të ADN të dy 14-vjeçarëve, njërit që humbi jetën dhe tjetrit që u plagos. (A2 Televizion)