Voton Lumir Abdixhiku: Sot vendimarrja i kthehet sovranit NULL NULL 09.11.2025 10:41 09.11.2025 10:41 Në Qendrën e Votimit “Faik Konica” ka votuar kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku. Abdixhiku tha se gjithmonë në Kosovë zgjedhjet janë festë. Ai theksoi se sot vendimarrja i kthehet sovranit. “Sot në Kosovë e si gjithmonë zgjedhjet janë festë. Ditë e mirë, mëngjes i mirë dhe të shpresojmë se do të jetë një proces i mbarë e i mirë, siç ka ditur çdoherë populli i Kosovës të sillet në procese zgjedhore. Sot, është dita kur vendimmarrja i kthehet qytetarit, sovranit, pra siç duhet të jetë çdoherë dhe kështu vendoset fati i qyteteve tona, komunave tona për katër vitet e ardhshme”, deklaroi ai para mediave.