Voton edhe këngëtari Afrim Muçiqi (VIDEO) NULL NULL 09.02.2025 15:07 09.02.2025 15:07 Këngëtari i mirënjohur, Afrim Muçiqi e ka hedhur votën e tij. Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë për Kosovën, duke shtuar që mos të votojnë për inate personale, për teke, për hatër të dikujt, por duhet të votojnë një votë që është e shenjtë “Edhe unë si gjithë qytetarët votova. Të gjithë qytetarët duhet të votojnë sepse po flasim për të ardhmen e Kosovës, për të ardhmen e shtetit tonë”, tha ai. Këngëtari tregoi se çfarë pret ai pas zgjedhjeve për artistët. “Mungon ligji për të drejtat autoriale qe sa vite, kjo legjislaturë e cila është në ardhje shpresoj t’i ketë parasysh kërkesat e artistëve”, u shpreh Muçiqi. Muçiqi shtoi se zgjedhjet e kaluara ka qenë procedurë më e shpejtë e këtë vit më ngadalë.