Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vorbull e madhe në liqenin Texoma (VIDEO)

NULL NULL
28.06.2015 16:49

Në liqenin Texoma që është një nga rezervuarët më të mëdhenj të ujit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është krijuar një vorbull e madhe uji.

Sipas ushtrisë së SHBA-ve, vorbulla ishte e gjerë rreth 2.5 metra, mjaftueshëm sa për të tërhequr brenda saj një anije të përmasave të mëdha.

Por sado që duket e çudtishme, ka një spjegim për këtë, transmeton Klan Kosova.

“Është njësoj si në shtëpinë tuaj. Nëse ju ka ndodhur të mbushni vaskën me ujë dhe pastaj ta hiqni zhbllokuesin, atëherë do ta keni vënë re që është krijuar një mini-vorbull”, është shprehur BJ Parkey, ndihmësdrejtor në këtë rezervuar.
Parkley spjegoi se e gjitha ka ndodhur për shkak të shkarkimeve të kontrolluara nga përgjegjësit e këtij rezervuari.

lajme të ngjashme