Von der Leyen: Bisedimet në Uashington avancuan drejt garantimit të paqes në Ukrainë NULL NULL 19.08.2025 15:42 19.08.2025 15:42 Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen. Foto: @vonderleyen / X Këshilli Evropian është mbledhur sot për të diskutuar mbi progresin e arritur në Shtëpinë e Bardhë për paqen në Ukrainë. Sipas shefes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bisedimet në Uashington avancuan drejt garantimit të paqes në Ukrainë, raporton Klankosova.tv. “Në Uashington, bisedimet përparuan mbi garancitë e forta të sigurisë për Ukrainën, ndërprerjen e gjakderdhjes, sanksionet dhe kthimin e fëmijëve të rrëmbyer”. “Puna dhe bashkëpunimi ynë i ngushtë vazhdon”, ka thënë von der Leyen në një postim në X.