Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Von Cramon kërkon hetim për zgjedhjet në Serbi: U mbajtën në kushte të pabarabarta

NULL NULL
19.12.2023 10:37
Viola von Cramon
Viola von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se zgjedhjet në Serbi janë mbajtur në kushte të pabarabarta dhe me parregullsi të shpeshta.

Në llogarinë e saj në Tëitter, ajo ka kërkuar mbikëqyrje ndërkombëtare dhe një hetim i plotë, raporton Klan Kosova.

“Zgjedhjet serbe u mbajtën në kushte të pabarabarta të lojës dhe u zhvilluan me parregullsi të shpeshta gjatë dhe para ditës së zgjedhjeve, si keqpërdorimi i burimeve administrative, blerja e votave dhe cenimi i fshehtësisë së votës”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, ka dëshmi të rasteve të sjelljes së organizuar të votuesve nga Republika Srpska dhe frikësimit të votuesve.

“Ne prisnim absolutisht standarde më të larta demokratike nga një vend kandidat në BE, i cili negocion anëtarësimin në BE. Nevojitet një mbikëqyrje ndërkombëtare dhe një hetim i plotë”, ka thënë Von Cramon.

lajme të ngjashme