Vokshi e Hamiti paralajmërojnë natë spektakolare ‘Prime’ (VIDEO) NULL NULL 27.10.2023 21:20 27.10.2023 21:20 Nikoqirët e spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshin, kanë paralajmëruar një super mbrëmje spektakolare sonte. “Ka kaluar plot një javë prej kur banorët u futen brenda, dhe java ka qenë më zjarrtë se kurrë”, ka thënë Hamiti. Në anën tjetër, Vokshi ka vlerësuar suksesin e korrur që në nisje të BBVK-së, duke e përmendur viralitetin e shumë prej banorëve të kastit të edicionit të dytë, derisa ka thënë se “mbrëmja e sotme do të jetë zjarr, e plot me dinamika”. “Priten goxha dinamika të forta sonte, banorët janë bërë viral kudo në çdo rrjet social, kjo është shenjë e mirë – disa prej tyre kanë shpërthyer, disa të tjerë ende nuk e kanë pasur atë shkëlqimin – kështu që kemi një diversitet dhe pritet gjithçka që nis nga sonte”, ka thënë Vokshi. Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: Kosovë: Artmotion www.artmotion.net dhe Kujtesa www. kujtesa.com Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut: Artmotion Aplikacioni Mobil dhe Tring Satelit Evropë: Nimi Tv www.nimitv.com Amerikë: TV Alb