Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vonesat e rezultateve: Vita kërkon ndërhyrjen e Policisë dhe Prokurorisë

NULL NULL
24.07.2026 15:47

Kompania e qumështit Vita ka kërkuar ndërhyrjen e Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës lidhur me procesin e analizimit të mostrave të produkteve Vita dhe Holla, duke ngritur shqetësime për vonesat në publikimin e rezultateve nga institucionet kompetente.

Përmes një komunikate publike, kompania ka bërë të ditur se më 24 korrik 2026 ka dorëzuar kërkesë pranë këtyre institucioneve, duke kërkuar që ato të marrin mostrat paralele të produkteve për të siguruar, sipas saj, një proces të pavarur dhe transparent.

“Duke marrë parasysh që deri më sot nuk kemi pranuar rezultatet dhe pavarësisht kërkesave të shumta që i kemi bërë ndaj institucionit AUV, ne akoma nuk kemi pranuar rezultatet e analizave të mostrave”, thuhet në komunikatën e kompanisë Vita.

Kompania ka deklaruar se vonesa në publikimin e rezultateve ka ndikuar në rritjen e dyshimeve të saj dhe për këtë arsye ka kërkuar përfshirjen e organeve të rendit dhe të drejtësisë.

“Për shkak të vonesës së institucioneve kompetente për të dorëzuar rezultatet brenda afateve ligjore, kemi kërkuar nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale që të vijnë dhe të marrin të gjitha mostrat paralele të produkteve Vita dhe Holla”, ka bërë të ditur kompania.

Në komunikatë, Vita ka ngritur gjithashtu pretendime lidhur me inspektimin e zhvilluar më 2 korrik 2026, duke thënë se gjatë këtij procesi ka pasur persona të cilët, sipas saj, janë prezantuar në mënyrë të diskutueshme.

“Duke e konsideruar edhe vetë faktin që në inspektimin e datës 02.07.2026, Këshilltarja Politike e Ministrisë së Bujqësisë na është prezantuar si inspektore, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me pronarin e kompanisë konkurrente, ne e kemi parë të udhës që të paralajmërojmë Prokurorinë Speciale dhe Policinë e Kosovës”, thuhet tutje në reagim transmeton Klankosova.tv.

Vita ka kërkuar nga institucionet që të ndërmarrin masa për të garantuar integritetin e procesit të analizimit të mostrave, duke shprehur shqetësimin për mundësinë e manipulimit me rezultatet.

“Qëllimi ynë është që të parandalohet çdo mundësi e manipulimit me rezultatet e të gjitha mostrave që i ka marrë AUV për brendet ‘Holla’ dhe ‘Vita’”, përfundon komunikata transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme