Rrufeja godet tufën me bagëti në Pogradec NULL NULL 24.07.2026 16:06 24.07.2026 16:06 Një tufë bagëtish është goditur nga rrufeja mesditën e kësaj të premteje në fshatin Derdush, njësia administrative Dardhas, në Bashkinë Pogradec. Sipas të dhënave paraprake, si pasojë e goditjes nga rrufeja kanë ngordhur rreth 10 krerë bagëti të imta. Tufa, e përbërë nga rreth 190 dele dhe dhi, shkruan abcnews.al, transmeton klankosova.tv. Në vendngjarje janë nisur shërbimet veterinare, të cilat po kryejnë vlerësimin e gjendjes së bagëtive të mbijetuara dhe po marrin masat e nevojshme për trajtimin e tyre. Autoritetet bëjnë me dije se, për shkak të mungesës së sinjalit telefonik në zonën malore, komunikimi me barinjtë dhe pronaren e tufës ka qenë i vështirë, duke penguar marrjen e menjëhershme të informacionit.