Vodhën konstruksione metalike, arrestohen dy burra në Ferizaj NULL NULL 19.12.2024 08:57 19.12.2024 08:57 Foto ilustruese e arrestimit. Dy burra janë arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin se një personi i kanë vjedhur konstruksione metalike. Sipas policisë, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv. “Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar, pasi dyshohet se kishin vjedhur nga viktima mashkull kosovar konstruksione metalike. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.