VMRO-DPMNE dhe VLEN duan të largojnë Maqedoninë e Veriut nga Ballkani i Hapur NULL NULL 12.05.2024 18:58 12.05.2024 18:58 VMRO-DPMNE dhe VLEN-i; Foto: Alsat M; Sot patën një takim përfaqësues të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it lidhur me bashkëpunimin e tyre për qeverisjen e re të vendit. ALSAT M ka mësuar se të dyja palët kanë gjetur tashmë një gjuhë të përbashkët për një nga 5 pikat e marrëveshjes parimore mes tyre. “VLEN-i kërkoi tërheqjen e menjëhershme të vendit nga nisma e Ballkanit të Hapur. Kjo ide, siç mëson ALSAT, është pranuar edhe nga VMRO DPMNE, ndonëse ende nuk ka një qëndrim zyrtar për të”, shkruhet në artikullin e Alsat M në gjuhën maqedonase. /Klankosova.tv