Vlorë: Nën hetime 64-vjeçari, dyshohet se ngacmoi seksualisht një 9-vjeçar NULL NULL 19.05.2024 15:30 19.05.2024 15:30 Policia e Shqipërisë. Foto ilustruese. Një 64-vjeçar është nën hetim në Vlorë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 9-vjeçar. Ka qenë një grua që ka denoncuar në Komisariatin e Policisë Vlorë se shtetasi me iniciale B.S. ka ngacmuar nipin e saj të mitur një ditë më parë, raporton TopChannel, transmeton Klankosova.tv. Për rastin, vazhdon hetimi nga Prokuroria e Vlorës.