Vladimir Putin mbërrin në Uzbekistan NULL NULL 26.05.2024 23:48 26.05.2024 23:48 Presidenti rus, Vladimir Putin, gjate vizites ne Uzbekistan Vladimir Putin ka mbërritur në Uzbekistan përpara bisedimeve zyrtare të hënën. Presidenti rus vendosi një kurorë në një monument për pavarësinë e Uzbekistanit në kryeqytetin Tashkent. Ai pritet të zhvillojë bisedime zyrtare me presidentin Shavkaj Mirzijojev, të cilat pritet të fokusohen në thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Dyshja folën në ato që u përshkruan nga Kremlini si bisedime joformale të dielën. Vizita është udhëtimi i tretë jashtë vendit i Putin që kur u inaugurua për një mandat të pestë në maj. Ai fillimisht shkoi në Kinë, ku shprehu vlerësimin për propozimet e Kinës për bisedime për t’i dhënë fund konfliktit të Ukrainës, dhe më vonë në Bjellorusi.