Vizita e emisarëve: Lajçak me shokë i sjell Kurtit plan dialogu (VIDEO) NULL NULL nga Besnik Tahiri 21.10.2023 20:17 nga Besnik Tahiri 21.10.2023 20:17 Emisari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, bashkë me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Jens Plottner, këshilltari kryesor i kancelarit, Olaf Scholz, Emmanuel Bonne, këshilltari i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe Alessandro Cattaneo, këshilltar diplomatik i kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, të shtunën kanë qëndruar në Kosovë-Serbi, në një mision të madh diplomatik. “Ne gjithmonë kemi një plan, pra ne e kemi një plan. I diskutuam planet tona me kryeministrin Kurti dhe të njëjtën do ta bëjmë me presidentin Vuçiq, më vonë gjatë ditës. Kështu që ju e kuptoni se unë nuk do të hyja në detaje, në këtë pikë”, tha Lajçak, para gazetarëve, pas takimit që pesëshja e kishin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Vizita e emisarëve vjen disa ditë para së të bëhet një muaj nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, (24 shtator 2023) që Kosova e cilëson akt agresioni të mbështetur e financuar nga Republika e Serbisë. “Sulmet e 24 shtatorit në Banjskë kanë ndryshuar shumë gjëra, dhe unë isha shumë i qartë ky rast duhet të hetohet siç duhet. Konkluzat duhet të bëhen dhe autorët duhet të përballen me pasoja. Në të njëjtën kohë dialogu duhet të vazhdojë, dhe në fakt kjo është më e rëndësishme se kurrë më parë. Sepse nëse nuk ka dialog, mund të ketë përsëritje të përshkallëzimit. I sigurt jam që kjo nuk është ajo që ne apo ju duam. Prandaj ne jemi këtu, duam që të ecim përpara me procesin e normalizimit dhe zbatimit e asaj që u pajtua në Ohër (18 mars 2023)”. Për hetimin e sulmit në Banjskë, ndaj policisë kosovare që Lajçak, tha se e dënojnë në mënyrën më të ashpër, diplomati sllovak shtoi se presin bashkëpunim të “plotë dhe veprime konkrete” nga Serbia. Ndërkohë foli edhe për një hetim ndërkombëtar për rastin e 24 shtatorit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, dhe u plagosën tre policë tjerë. “Proceset janë duke vazhduar, Bashkimi Evropian, NATO, pa dyshim janë shumë të zënë duke vënë faktet. Koha do të vij ësë shpejti, që ju do të jeni të informuar për rezultatet”, tha i dërguari i BE-së, kur u pyet nga Klan Kosova. Lajçak, mes tjerash shtoi se shefi i qeverisë kosovare, Albin Kurti, ka përgjegjësi që të bëjë përparim në dialog. Kjo nëse sipas tij Kosova do të ecë drejt BE-së. Veçoi nevojën për të ecur para me themelimin e Asociacionit. E kur u pyet për akuzat që i janë bërë nga Kurti se si ndërmjetës, Lajçak po i mbanë anë Serbisë, emisari mohoi gjithçka. “Unë jam në anën e Bashkimit Evropian”, tha ai. Pas vizitës në Kosovë, me avion special top pesëshja diplomatike ka fluturuar drejt Serbisë, ku në Beograd, zhvilluan takim me presidentin e atjeshëm, Aleksandar Vuçiq.