Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Viti pandemik heshti kulturën, duke e lënë botën të shtangur”

NULL NULL
10.05.2021 14:03

Dirigjenti Riccardo Muti ka rihapur sezonin muzikor italian në qytetin e tij Ravenna.

Me një tundje dhe goditje të qëllimshme të shkopit të tij, 79-vjeçari  i dha fund asaj që konsiderohej si një heshtje e gjatë në teatrot italiane, duke magjepsur një audiencë të tërë.

Koncertet filluan si një turne italian nga Filarmonia e Vjenës për të festuar 50 vjet lidhje me dirigjentin dhe shërbeu si pararendës i Festivalit Ravenna të verës, dhe këtë vit koncerti mbahet për nder të përvjetorit të vdekjes së Dantes.

“Emocioni është mbi të gjitha një rilindje, është një fjalë pozitive, por që tregon se diçka kishte vdekur më parë e tashmë është ‘ringjallur’. Pra, brenda së mirës ekziston keqardhja për diçka të humbur. Ne për një vit me radhë humbëm mundësinë për të jetuar, kjo në kuptimin e plotë të fjalës”, tha Riccardo Muti.

Gjatë këtij viti, Muti nuk ka qenë në gjendje të kthehet në Orkestrën Simfonike të Çikagos, ku ka qenë drejtor muzikor për një dekadë.

Shfaqja e tij e fundit evropiane ka qenë koncerti tradicional i Ditës së Vitit të Ri në Vjenë i cili ishte një triumf dhe u interpretua në një sallë bosh të koncerteve.

Në fjalët e tij përmbyllëse, dirigjenti u kërkoi qeverive të financojnë kulturën, si qetësim për shëndetin mendor që përjetuan të gjithë gjatë pandemisë.

“Muzika ndihmon,” shtoi ai.

Ai shpreson të kthehet në Çikago deri në vjeshtë, aty ku ka ushtruar detyrën e drejtorit.

Filarmonia e Vjenës bëri një improvizim duke luajtur pa maska dhe të gjithë ishin të vendosur të paktën një metër larg njëri-tjetrit.

Publiku ishte shpërndarë nëpër katër anët e ballkoneve dhe në çdo rresht tjetër u hoq nga një ulëse, për të respektuar kështu rregullat e qeverisë që lejonin vetëm 250 persona në teatër.

Në mes të shfaqjes anëtarët e orkestrës me veshjen e tyre skenike endeshin për të parë varrin e Dantes përtej rrugës, ose për t’u ulur në një kafene në natyrë ngjitur me Teatrin Alighieri, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme