Viti i ri shkollor, Policia e Shqipërisë merr masa të reja NULL NULL 08.09.2024 18:04 08.09.2024 18:04 Policia e Shqipërisë: Foto ilustruese Përveç gëzimit dhe entuziazmit si të fëmijëve dhe të prindërve në ditën e parë të shkollës, të gjithë i druhen trafikut. Por pavarësisht masave që ka marrë bashkia e Tiranës duke mos lejuar qarkullimin e furgonëve të mallrave në orën 07:00 deri në orën 09:00, edhe policia e qarkullimit rrugor është angazhuar për të garantuar siguri rrugore dhe qarkullim më të shpejtë, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv. Policia rrugore kërkon edhe bashkëpunimin e prindërve që do të shoqërojnë fëmijët për në shkollë . ‘Ne do të jemi pranë çdo shkolle duke mos lejuar që edhe furgonët që sjellin nxënës të qëndrojnë gjatë”, shprehet Renis Vangjelaj, specialist trafiku. Policia e qarkullimit rrugor fton qytetarët që të respektojnë rregullat qarkullimit në rrugë në mënyrë që të mos krijojnë trafik dhe të përdoret transporti publik nga të gjithë ata të cilët nuk e kanë të nevojshëm përdorimin e automjetit .