Viktor Gyokeres pëson lëndim në kokë në sfidën ndaj Athletic Bilbaos NULL NULL 16.09.2025 19:49 16.09.2025 19:49 Sulmuesi suedez ka startuar në takimin e tij të parë në Champions në fanellën e Arsenalit, ndaj skuadrës baske, Athletic Bilbao. Në një pjesë të parë pa gola, sulmuesi suedez ka pësuar një lendim serioz të kokës, ku pati gjakderdhje të madhe dhe në të cilën u desh intervenimi i stafit mjekësor. Mirëpo pavarësishtë këtij lëndimi, Gyokeres pas ndihmës së stafit mjekësor, pati dëshirë ta vazhdojë takimin. Pritet të shihet a do ta vazhdojë edhe pjesën e dytë. Kujtojmë që Viktor Gyokeres erdhi me shumë bujë te skuadra e Arsenalit dhe është përballur me shumë kritika në fillimin e këtij edicioni. Pritet të shihet impakti i Gyökeres këtë sezon në Champions për skuadrën e Arsenalit, që shihet si njëra nga favoritët për trofeun.