Viktima që u godit nga vetura në Drenas ishte veteran i UÇK-së NULL NULL 30.10.2022 21:03 30.10.2022 21:03 Një person u godit për vdekje nga vetura pasditën e sotme në rrugën Bardh i madh- Drenas. I ndjeri është 56-vjeçari Selver Lladrovci, i cili ishte edhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me këtë rast, kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, e ka ngushëlluar familjen e të ndjerit. “Selveri ka qenë veprimtar i guximshëm, pjesëmarrës në demonstrata kundër pushtuesit dhe veteran i UÇK-së, i cili me bindje dhe vetëdije, i takonte rinisë më të vendosur për çlirim. Kontributi i tij atdhetar, do të jetë i paharrueshëm” – tha Lladrovci. Postimi i plotë: https://www.facebook.com/photo?fbid=605374621393801&set=a.397973502133915 Vetura e godet për vdekje një person në rrugën Bardh i madh – Drenas