Vikendi i rikthimit, Boniface shkëlqen te Werder Bremen NULL NULL 15.09.2025 23:55 15.09.2025 23:55 Sulmuesi nigerian, Victor Boniface rikthehet pas 5 muajsh dhe ndihmon Werder Bremen të fitojë 0-4 në fushën e Borussia Mönchengladbach. Hyrja e tij 15 minuta para fundit solli asistin për golin e Justin Njinmah, transmeton klankosova.tv. Pas ndeshjes, sulmuesi postoi në rrjete sociale: “Nxënësi që nuk është serioz nuk bën asist”, duke iu përgjigjur kritikëve. 24-vjeçari ishte shumë pranë Milan, por transferimi dështoi për shkak të vizitave mjekësore, dhe më pas u huazua te Werder Bremen.