Vihet në kontroll zjarri në Poliçan, rrezikoi depot me armatim NULL NULL 07.08.2025 09:06 07.08.2025 09:06 Është normalizuar gjatë mesnatës situata e zjarrit në qytetin e Poliçanit. Në fikjen e zjarrit u angazhuan 3 mjete dhe 15 zjarrfikës të Repartit Zjarrfikës Berat, 1 mjet me 6 zjarrfikës të Skraparit dhe dhjetëra forca ushtarake. Zjarri nisi fillimisht në pyllin që ndodhet pranë Uzinës së Armëve në Poliçanit dhe i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, zjarri u përhap me shpejtësi, duke ju afruar zonës C, në të cilën ndodhen magazinat me lëndë plasëse, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv. Fatmirësisht zjarri devijoi drejt zonës malore, duke u shmangur kështu rreziku i afrimit të tij drejt depove të armatimit. Pas shumë orësh lufte me flakët, zjarrfikësit dhe ushtria bën të mundur lokalizimin e flakëve të zjarrit dhe normalizimin e situatës. Ndërkohe që forcat zjarrfikëse së bashku me ato ushtarake kanë qenë nën monitorim të situatës përgjatë gjithë natës për të shmangur rrezikun e riaktivizimit të vatrave të zjarrit.