Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vidhet filiali i “Valës” në Prishtinë, policia nis hetimet

NULL NULL
22.01.2026 11:26

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në një nga filialet e Valës në Prishtinë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur saktësisht në rrugën e UÇK-së, rreth orës 07:30.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.

Pllana tha se po punohet për identifikimin e personave të dyshuar.

“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një rast ‘Vjedhje e rëndë’, që ka ndodhur në një lokal në rrugën UÇK në Prishtinë. Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit në koordinim të plotë me Prokurorinë janë duke punuar për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar”, deklaroi Pllana për Klankosova.tv.

Deri më tani nuk dihet se çka kanë arritur të marrin hajnat nga aty. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme