Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy tërmete godasin ishullin grek të Kretës, evakuohen urgjentisht turistët

NULL NULL
20.06.2026 14:20

Ishulli grek i Kretës u godit nga dy tërmete me magnitudë 4.6 dhe 5.3 ballë, me një ndryshim prej disa minutash, rreth mesditës së sotme. Epiqendra u regjistrua në një thellësi prej 14 kilometrash nën shtratin e detit pranë ishullit të Gavdos, në jug të Kretës.

Sipas portalit Cretalive, dridhja u ndje në të gjithë ishullin, duke përfshirë qytetet e Rethimnos dhe Hanias.

Policia greke ka qenë në patrullim, por deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale.

Mediat greke raportojnë se turistët në zonë u evakuuan urgjentisht si masë paraprake dhe për shkak të rrezikut të rrëshqitjes së dheut.

lajme të ngjashme