Sot është përvjetori i ditëlindjes së heroit Ilir Konushevci NULL NULL 20.06.2026 14:44 20.06.2026 14:44 Sot shënohet përvjetori i lindjes i heroit kombëtar Ilir Konushevci. Ilir Konushevci i lindur në 20 qershor të vitit 1969 ra dëshmor me 09 maj të vitit 1998 duke lënë gjurmë në radhët e UÇK-së ku shkroi rreshta të pashlyer në historinë kombëtare, ishte ndër themeluesit e UÇK-së në Llap dhe është njëri ndër themeluesit dhe mbështetësit e sektorit të logjistikës për UÇK-në, raporton klankosova.tv. Konushevci mbetet një emër i lidhur ngushtë me historinë e luftës çlirimtare dhe sakrificën për lirinë e Kosovës. Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci bëri homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tij në Kazermën “Adem Jashari”. “Heronjtë nuk vdesin kurrë. Ata kanë vetëm ditëlindje. Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit, Ilir Konushevci!”, ka shkruar Maqedonci.