Vidhen stoli ari me vlerë rreth 10 mijë euro në Ferizaj NULL NULL 20.10.2025 09:46 20.10.2025 09:46 Foto: Ilustruese Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Bajram Kelmendi” në Ferizaj. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ankuesi ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij përmes derës së njërës dhomë, nga ku kanë vjedhur stoli ari në vlerë rreth 10 mijë euro, transmeton Klankosova.tv. Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e krimteknikës rajonale, e cila ka kryer ekzaminimet, fotografimin dhe mbledhjen e dëshmive. “Hetuesit rajonal lidhur me rastin kanë njoftuar Prokurorin kujdestar, i cili i ka autorizuar që ti ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore lidhur me rastin”, thotë Policia. /Klankosova.tv