Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vidhen dorëshkrimet e librit “Grei”

NULL NULL
10.06.2015 10:25

Libri kontravers “Grei” i El James që e tregon historinë e “50 hijet e Greit”  që u paralajmërua  që do të dalë me 18 qershor ka shumë gjasë që fillimisht të shitet në tregun e zi.

U raportua se hajdutët kanë vjedhur dorëshkrimet e El James, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet, bashkë me shtëpinë botuese “Penguin Randomhouse”, transmeton Klan Kosova.

Frika që hajdutët do t’ia shesin mediave disa pjesë të librit ose do ta hedhin në treg të zi është e madhe.

Megjithatë, shtëpia botuese nuk ka pranuar të komentojë se si janë vjedhur dorëshkrimet, pasi thanë se rasti është nën hetim.

Trilogjia “50 hijet e Greit” është përkthyer në më shumë se 50 gjuhë të botës, duke shitur mbi 125 milionë kopje, ndërsa filmi që u realizua nga i njejti film grumbulloi mbi 500 milion dollarë.

klankosova.tv

lajme të ngjashme