Victoria Beckham flet pas lajmit se s’do të bashkohet me Spice Girls NULL NULL 05.11.2018 23:45 05.11.2018 23:45 Victoria Beckham nuk do të bashkohet me Spice Girls në turneun e tyre por ajo bëri një mesazh të ëmbël për shoqet e saj të grupit në Instagram. ‘Sot është një ditë e veçantë për vajzat ndërsa shpallin datat e para të turneu. Unë nuk do të bashkohem me vajzat e mija, por duke qenë se Spice Girls ka qenë një pjesë e rëndësishme në jetën time, unë ju uroj atyre argëtim derisa të kthehen. Unë e di se ato do të bëjnë shfaqje të mahnitshme dhe fansat do të kalojnë një kohë të mrekullueshme’, shkroi ajo. Spice Girls njoftuan për datat dhe vendet e turneut gjatë ditës së sotme.