Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Çmenduri”, Messi më në fund flet për foton e famshme me Yamalin foshnjë

NULL NULL
18.07.2026 07:34

Një nga momentet më interesante para finales së Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës ndodhi në New York, ku legjenda e NFL-it, Tom Brady, u takua me Lionel Messin gjatë një eventi të organizuar nga FIFA dhe Fanatics, shkruan Goal.

Brady e pyeti argjentinasin për foton ikonike të vitit 2007, ku Messi shfaqet duke larë në vaskë Lamine Yamalin foshnje, një imazh që është bërë sërish viral që kur u mësua se Spanja dhe Argjentina do të përballen në finalen e Botërorit.

Brady e cilësoi fotografinë si “shumë profetike”, sidomos tani pasi Yamal dhe Messi do të jenë rivalë në ndeshjen më të madhe të futbollit botëror.

“Sinqerisht, ajo foto është e pabesueshme, sepse… kështu është jeta, apo jo? Bëra një fotografi me të kur ishte foshnjë, ndërsa tani ja ku jemi të dy, përballë njëri-tjetrit në finalen e Kupës së Botës”, tha Lionel Messi të premten në Neë York.

“Ai është tashmë një nga lojtarët më të mirë në futbollin botëror që në moshën 19-vjeçare. Ka gjithë karrierën përpara dhe një mundësi të jashtëzakonshme për të arritur diçka historike. I uroj gjithmonë më të mirat, por ne do të përpiqemi ta ndalim dhe të mos e lejojmë të shfaqë nivelin e tij më të mirë”.

“Kjo nuk do të jetë e lehtë, sepse Spanja nuk është vetëm Lamine, ata kanë shumë lojtarë të mëdhenj, por edhe ne kemi armët tona”, deklaroi Messi.

Fotografia e famshme u realizua në vitin 2007 gjatë një sesioni bamirësie në Barcelonë, kur Yamal ishte vetëm disa muajsh.

lajme të ngjashme