Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Atletico, klubi me më së shumti lojtarë në finale të Botërorit…për herë të tretë rresht

NULL NULL
18.07.2026 07:50

Për të tretën Kupë Bote radhazi, Atletico Madrid është klubi me më së shumti futbollistë të përfaqësuar në finalen e turneut.

Në finalen e vitit 2018 mes Francës dhe Kroacisë, Atletico Madrid u përfaqësua nga katër futbollistë: Antoine Griezmann (Francë), Lucas Hernandez (Francë), Thomas Lemar (Francë), dhe Sime Vrsaljko (Kroaci).

Ndërkaq, në finalen e Katarit 2022 mes Argjentinës dhe Francës, sërish katër lojtarë të Atleticos ishin në fushë: Antoine Griezmann (Francë), Rodrigo De Paul (Argjentinë), Nahuel Molina (Argjentinë), si dhe Angel Correa (Argjentinë)

Ndërsa në finalen e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës që zhvillohet të dielën në ShBA, Atletico Madrid vendos një rekord të ri me nëntë futbollistë në finale: Marcos Llorente (Spanjë), Marc Pubill (Spanjë), Alex Baena (Spanjë), Alejandro Grimaldo (Spanjë), Nahuel Molina (Argjentinë), Giuliano Simeone (Argjentinë), Julian Alvarez (Argjentinë), Thiago Almada (Argjentinë), dhe Nico Gonzalez (Argjentinë).

Në total, Atletico Madrid ka pasur 17 lojtarë në tre finalet e fundit të Kupës së Botës, duke lënë pas gjigantët evropianë.

lajme të ngjashme