Trajneri i Spanjës kishte qenë mentor i atij të Argjentinës kur e kishte marrë lincencën për trajner NULL NULL 18.07.2026 08:46 18.07.2026 08:46 Finalja e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës do të sjellë një tjetër një histori të veçantë edhe jashtë fushës. Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, do të përballet me njeriun që dikur e kishte mentoruar, Lionel Scalonin. Pak e dinë se De la Fuente ishte një nga mentorët kryesorë të Scalonit gjatë procesit të marrjes së licencës UEFA Pro, kualifikimi më i lartë për trajnerët në futbollin evropian. Në atë periudhë, tekniku spanjoll ndihmoi dhe udhëzoi ish-mbrojtësin argjentinas në zhvillimin e tij si trajner. Vitet kaluan dhe rrugëtimi i të dyve i çoi në majat e futbollit botëror. Scaloni udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës 2022 dhe tani synon të mbrojë titullin, ndërsa De la Fuente, pas suksesit me Spanjën në Evropë, ka mundësinë të fitojë trofeun më prestigjioz në futboll.