Temperaturat e larta, MIT vendos kufizime për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë NULL NULL 18.07.2026 09:40 18.07.2026 09:40 Foto ilustruese e gjeneruar me AI Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë me dije se sot janë në fuqi kufizimet në autoudhë për automjetet e transportit dhe mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Këto kufizime të paralajmëruara janë marrë për shkak të temperaturave të larta. Sipas njoftimit të MIT qarkullimi lejohet në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, pasi për këto kategori rrugësh nuk janë plotësuar kushtet për zbatimin e kufizimeve sipas vendimit në fuqi, transmeton klankosova.tv. Kufizimet do të zgjasin sot nga ora 11:00 deri në orën 17:30.