Vetura me targa të Serbisë endet pa ‘stikera’ rrugëve të Prishtinës (VIDEO) NULL NULL 07.08.2022 10:58 07.08.2022 10:58 Një veturë me targa serbe është parë mëngjesin e sotëm në Prishtinë, duke qarkulluar pa ngjitës në targa. Nga pamjet e siguruara nga Klankosova.tv, shihet vetura pa ‘stikersa’ në simbolet shtetërore në targa, duke lëvizur kah komuna e vjetër në Prishtinë. Kujtojmë se më 4 tetor të vitit të kaluar ka filluar zbatimi i marrëveshjes për vendosjen e letrave ngjitëse në automjetet që hyjnë nga Serbia në Kosovë. Kjo marrëveshje parasheh që të mbulohen simbolet shtetërore të Serbisë në targa.